Në frymën e Ligjit Penal, doktrinës juridike dhe jurisprudencës së Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në fushën penale, çdo dyshim për akuzën, ekzistencën e veprës penale, shkon në favor të të dyshuarit/të pandehurit. Pra, në këtë kontekst, është detyrë e organit të akuzës të provojë që fakti penal ka ndodhur tej çdo dyshimi
Çështje Penale
Çështje Familjare
Çështje Civile
Çështje Administrative
Ekspulse
Cështjet Penale
Zgjidhni avokatin tuaj, atë që merr përsipër mbrojtjen, duke përcaktuar qysh në krye të herës fokusin dhe, duke ndjekur rrugën e provave që lehtësojnë pozitën penale tuajën, realizon atë që quhet mbrojtje efektive.
Përfaqësimi nga zyra ime ofrohet në të gjitha gjykatat e rretheve gjyqësore në Republikën e Shqipërisë.
Gjithaq e rëndësishme është konsulta me avokatin tuaj edhe nga pozita e të dëmtuarit apo viktimës së një vepre penale, ndonëse është organi procedues ai që ka një rol kryesor dhe “udhëheqës” në procedurën hetimore dhe e mbron interesin tuaj në emër të shtetit. Avokati, në çdo rast, për shkak të raportit më privat, më konfidencial, luan një rol mjaft ndihmues edhe në këtë aspekt, në funksion të dhënies së drejtësisë.
Cështjet Familjare
Zgjidhja e martesës – divorci, përbën një dukuri të zakonshme në shoqëri. Zgjidhja e martesës nënkupton mbarimin e saj, duke qenë bashkëshortët gjallë. Situatat që çojnë në zgjidhjen e saj, janë të parashikuara nga Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë dhe konkretisht, në aspektin përgjithësues, janë klasifikuar si:
- Zgjidhja e martesës me pëlqimin reciprok të dy bashkëshortëve;
- Zgjidhja e martesës për ndërprerje të jetesës së përbashkët;
- Zgjidhja e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort;
Cështjet Civile
Në ushtrim të profesionit, për shkak dhe të ballafaqimit të shpeshtë praktik me situata që i takojnë të drejtës civile, zyra jonë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj fushe, duke shënuar një eksperiencë të konsoliduar tashmë.
Duke qenë se, është në kufijtë e pamundësisë përmendja në mënyrë shteruese e çështjeve, që mund ta meritojnë cilësinë e objektit në fushën civile, po rendisim disa prej shërbimeve, që ofron zyra jonë:
- Përpilimi i kërkesë padisë;
- Përgatitje kërkesash, përpilim kontratash;
- Kërkesa për sigurimin e padisë;
- Kërkesa për vërtetimin e faktit juridik;
- Përfaqësim në gjykatë për çështjet civile;
- Ushtrimi i të gjitha mjeteve ligjore të ankimit (kundër vendimeve përfundimtare, jopërfundimtare dhe vendimeve të ndërmjetme);
- Përfaqësim në procedurë ankimore (në Apel dhe Gjykatë të Lartë);
- Përfaqësim në procedurë ndërmjetësimi;
- Kundërshtim në procedurë përmbarimore;
- Çështje që lidhen me pronën;
- Pushim cënimi të pronës
- Kallëzim i një punimi të ri;
- Padi rivendikimi;
- Njohje bashkëpronar;
- Pjesëtim pasurie;
- Servitut kalimi;
- Çështje që lidhen me të drejtën e Trashëgimisë;
- Njohje bashkëtrashëgimtar;
- Rezerva ligjore;
- E drejta e detyrimeve dhe kontratat;
- Kërkesë për kompensimin e dëmit material, dëmit shëndetësor, biologjik, ekzistencial dhe moral;
- E drejta familjare (zgjidhja e martesës dhe rregullimi i pasojave; pavlefshmëri e martesës; pagimi i pensionit ushqimor etj.) ;
- Padi për njohjen e atësisë, kundërshtimin e atësisë së prezumuar; njohjen e amësisë, kundërshtimin e amësisë etj.;
- Ndarjen e pasurisë bashkëshortore;
- Çështje përfitimi të pensionit të pleqërisë;
- Çështje që lidhen me largimin pa të drejtë nga puna etj.
Cështjet Administrative
Edhe gama e çështjeve administrative është relativisht e gjerë dhe mundësia për t’u përballur me to, është jo e vogël. Një vend të rëndësishëm zënë çështjet e përfitimit të pensionit të pleqërisë, kur kemi të dhëna të pavërteta ose të pasakta të dokumentacionit, lidhur me vitet e punës së personit kërkues; gjobat e ndryshme për përdoruesit e automjeteve, në fushën e ndërtimit etj.
Ne ju ndihmojmë në mbrojtjen e interesit tuaj, duke u angazhuar të verifikojë dhe sigurojë ndjekjen e procedurës së rregullt ligjore nga ana e organit kompetent për nxjerrjen e një akti adimintrativ, kryerjen apo moskryerjen e një veprimi tjetër administrativ, respektimin e një kontrate administrative.
Çështje të verifikimit dhe fshirjes së ekspulsit nga Vendet e BE
Është një fenomen i njohur ndër qytetarët shqiptarë ai i dëbimit nga vendet e Bashkimit Europian, për arsye nga më të ndryshmet.
Periudha e zgjatur e tranzicionit, por edhe liberalizimi i vizave është shoqëruar me lëvizje në masë të qytetarëve shqiptarë. Ky proces ka shënuar edhe sjellje të parregullta apo mosrespektim të kritereve të përcaktuara nga legjislacioni i BE-së nga ana e shtëtasve që kanë vizituar ato vende. Shkeljet mund të jenë qenë të natyrës administrative ose dhe penale.
Për t’u informuar për afatin/kohëzgjatjen apo rrethana të tjera që lidhen me ndalimin dhe fshirjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshiruar në vendet e BE-së, ju të kontaktoni zyrën tonë, e cili do të bëjë procedurën përkatëse të aplikimit, lidhur me informimin/verifikimin e ndalimit dhe pastaj fshirjen të emrit tuaj nga lista ndaluese.
“Në raport me klientin, jo çdo shërbim do të ketë si kosto paratë;
me raste, kosto le të jenë veç parimet”
Av. Sokol Jeshili
Përtej fushës së avokatisë…
Pasionet e mia
Më priste, e dija. Prisja të deklaronte pritjen; e prisja. Pritshëm të dy, … përcillnim kohën.
Nuk do preferoja të dilja nga ëndrra ku jam me të, edhe sikur ajo të vinte pranë realisht. Tek e fundit, s’mund ta prish, ta le në mes një ëndërr, për të parë një tjetër nga fillimi.
Ajo më pengon ta shijoj vetë atë: S’njeh shije i pushtuari nga magji, sikurse i verbër është ai që sytë ia ka drejtuar dritës së diellit në përçapjen për të parë përtej formës. Ajo e pengon shigjetën e gjuajtur nga harku i syve, që vrullin e merr nga përthithja e ethshme zaptuar nga dalldi pasioni. Si duket, ajo më ndihmon me pengesë, duke ditur mirë të jetë magjepsëse; ndërkohë që unë, mbetem në kufijtë e të magjepsurit – adhurues i magjisë që e ka zënë.
Ajo më pengon ta shijoj vetë atë: S’njeh shije i pushtuari nga magji, sikurse i verbër është ai që sytë ia ka drejtuar dritës së diellit në përçapjen për të parë përtej formës. Ajo e pengon shigjetën e gjuajtur nga harku i syve, që vrullin e merr nga përthithja e ethshme zaptuar nga dalldi pasioni. Si duket, ajo më ndihmon me pengesë, duke ditur mirë të jetë magjepsëse; ndërkohë që unë, mbetem në kufijtë e të magjepsurit – adhurues i magjisë që e ka zënë.
Artikuj të ndryshëm
INFORMOHU MBI
Periudha e tranzicionit politiko-ekonomik ka shënuar një lloj shkundjeje dhe në aspektin shoqëror, kryesisht në atë të familjes shqiptare. Është fakt që, për shkak të problemeve social-ekonomike, jetesës larg njëri-tjetrit të bashkëshortëve – përmend këtu fenomenin e emigracionit në masë – familja shqiptare prej vitesh gjendet në krizë. Tregues’ fanatik i këtij fakti janë statistikat
Fusha e së drejtës civile përfshin brenda saj një numër të konsiderueshëm çështjesh dhe mund të themi se është më e larmishmja në lëmin e së drejtës. Në ushtrim të profesionit, për shkak dhe të ballafaqimit të shpeshtë praktik me situata që i takojnë të drejtës civile, zyra jonë i ka kushtuar një vëmendje të
Vitet e fundit, Shqipëria ka marrë tiparet e një shteti administrativ, institucionet e të cilit, si ato qëndrore dhe ato që përbëjnë zinxhirin e qeverisjes vendore, me natyrën e funksionimit të tyre, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Në aktivitetin jetësor qytetarët përballen me ndalesa ligjore, shkelja e të cilave, kur nuk
Është një fenomen i njohur ndër qytetarët shqiptarë ai i dëbimit nga vendet e Bashkimit Europian, për arsye nga më të ndryshmet. Periudha e zgjatur e tranzicionit, por edhe liberalizimi i vizave është shoqëruar me lëvizje në masë të qytetarëve shqiptarë. Ky proces ka shënuar edhe sjellje të parregullta apo mosrespektim të kritereve të përcaktuara
Përtej zellit dhe nevojës së arsyeshme për profesionin, ekziston edhe një fushë tjetër, tek e cila qasem shpesh dhe, që duket se gjendet në “kontradiktë” me të parën. Kjo, pikërisht prej faktit se, nëse profesioni i avokatit kalit ftohtësinë, përmbajtjen e emocioneve dhe dikton shtypjen e tyre, krejt të kundërtën ka si kërkesë arti. Megjithatë,