Çështje Civile

Fusha e së drejtës civile përfshin brenda saj një numër të konsiderueshëm çështjesh dhe mund të themi se është më e larmishmja në lëmin e së drejtës.

Në ushtrim të profesionit, për shkak dhe të ballafaqimit të shpeshtë praktik me situata që i takojnë të drejtës civile, zyra jonë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj fushe, duke shënuar një eksperiencë të konsoliduar tashmë.

Marrdhëniet juridiko-civile kanë rolin e motorit në makinën e shoqërisë, për shkak se, është pikërisht ndërveprimi mes njerëzve ai që i jep kuptimin që ka, jetës njerëzore, si në aspektin shoqëror, ashtu edhe në atë ekonomik e më gjerë.

Në përditshmëri, njeriu, me aktivitetin e tij jetësor, gjendet pareshtur në raport me persona të tjerë, qofshin këta fizikë apo juridikë. Ndër marrdhëniet ndërnjerëzore që kanë një rëndësi të konsiderueshme dhe gjejnë një hapësirë të madhe, e cila çon në raporte konfliktuale në rrethanë të fundit mes palëve, janë ato me natyrë ekonomike: Për shkak të marrdhënieve të punës; për shkak të marrdhënieve tregtare; për shkak kontratash të ndryshme: shitblerjeje, kapari, hipoteke, qiradhënieje, huamarjeje, huapërdorjeje, uzufrukti, servituti, trashëgimie etj.

Për shkaqe nga më të ndryshmet, njerëzit – palë në marrëveshje e kontrata ndodh që t’mos i respektojnë ato, fakt që çon në konflikte të natyrës civile. Në kushtet kur secila palë i qëndron bindjes së vet, i vetmi organ që do ta zgjidhë konfliktin, është gjykata.

Pikërisht, për adresimin në mënyrën e duhur ligjore dhe mbrojtjen e interesit të vet, secila palë duhet t’i drejtohet një avokati, duke siguruar kësisoj angazhimin dhe shërbimin e duhur për përfitimin e së drejtës së mohuar.

Përtej konflikteve me bazë mosrespektimin e kontratës, ndodh të lindin konflikte edhe me bazë detyrimin jashtëkontraktor, që konsistojnë në shpërblimin e dëmit të shkaktuar personit të palidhur më ndonjë kontratë.

Duke qenë se, është në kufijtë e pamundësisë përmendja në mënyrë shteruese e çështjeve, që mund ta meritojnë cilësinë e objektit në fushën civile, po rendisim disa prej shërbimeve, që ofron zyra jonë:

  • Përpilimi i kërkesë padisë;
  • Përgatitje kërkesash, përpilim kontratash;
  • Kërkesa për sigurimin e padisë;
  • Kërkesa për vërtetimin e faktit juridik;
  • Përfaqësim në gjykatë për çështjet civile;
  • Ushtrimi i të gjitha mjeteve ligjore të ankimit (kundër vendimeve përfundimtare, jopërfundimtare dhe vendimeve të ndërmjetme);
  • Përfaqësim në procedurë ankimore (në Apel dhe Gjykatë të Lartë);
  • Përfaqësim në procedurë ndërmjetësimi;
  • Kundërshtim në procedurë përmbarimore;
  • Çështje që lidhen me pronën;
  • Pushim cënimi të pronës
  • Kallëzim i një punimi të ri;
  • Padi rivendikimi;
  • Njohje bashkëpronar;
  • Pjesëtim pasurie;
  • Servitut kalimi;
  • Çështje që lidhen me të drejtën e Trashëgimisë;
  • Njohje bashkëtrashëgimtar;
  • Rezerva ligjore;
  • E drejta e detyrimeve dhe kontratat;
  • Kërkesë për kompensimin e dëmit material, dëmit shëndetësor, biologjik, ekzistencial dhe moral;
  • E drejta familjare (zgjidhja e martesës dhe rregullimi i pasojave; pavlefshmëri e martesës; pagimi i pensionit ushqimor etj.) ;
  • Padi për njohjen e atësisë, kundërshtimin e atësisë së prezumuar; njohjen e amësisë, kundërshtimin e amësisë etj.;
  • Ndarjen e pasurisë bashkëshortore;
  • Çështje përfitimi të pensionit të pleqërisë;
  • Çështje që lidhen me largimin pa të drejtë nga puna etj.

Sikurse vihet re edhe nga sa janë përmendur më sipër në formë të titulluar dhe të përgjithshme, çështjet e karakterit civil janë të shumta dhe, ballafaqimi me problematika rreth tyre, është pothuajse i zakonshëm. Nisur nga ky fakt, konsultimi dhe krijimi i një raporti të qëndrueshëm me një avokat të zgjedhur prej jush, është më se i nevojshëm.

Zyra jonë ka predispozicionin për të zgjidhur çdo lloj problematike të hasur në këtë fushë, duke vlerësuar me seriozitet dhe përkushtim maksimal çdo rast të paraqitur.

Bazuar këto në:

  1. Kushtetutën e RSH;
  2. Ligjin nr. 7850, dt. 29.07.1994 “Kodi Civil” (i ndryshuar);
  3. Ligjin nr. 8116, dt. 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile” (i ndryshuar);
  4. Ligjin nr. 7961, dt. 12.07.1995 “Kodi i Punës” (i ndryshuar);
  5. Ligjin Nr. 9062, datë 08.05.2003 – “Kodi i Familjes”(i ndryshuar) etj.