Është një fenomen i njohur ndër qytetarët shqiptarë ai i dëbimit nga vendet e Bashkimit Europian, për arsye nga më të ndryshmet.
Periudha e zgjatur e tranzicionit, por edhe liberalizimi i vizave është shoqëruar me lëvizje në masë të qytetarëve shqiptarë. Ky proces ka shënuar edhe sjellje të parregullta apo mosrespektim të kritereve të përcaktuara nga legjislacioni i BE-së nga ana e shtëtasve që kanë vizituar ato vende. Shkeljet mund të kenë qenë të natyrës administrative ose dhe penale.
Secili lloj i shkeljes është shoqëruar edhe me masa përkatëse për shkelësin, të cilat raportohen dhe deklarohen në Sistemin SIS, gjë që nënkupton ndalimin e hyrjes në zonen Schengen.
Për t’u informuar për afatin/kohëzgjatjen apo rreëthana të tjera që lidhen me ndalimin dhe fshirjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshiruar në vendet e BE-së, ju duhet të kontaktoni patjetër më një avokat, i cili do mund të bëjë procedurën përkatëse të aplikimit, lidhur me informimin/verifikimin e ndalimit dhe fshirjen mëpastaj të emrit tuaj nga lista ndaluese.