Fusha e së drejtës civile përfshin brenda saj një numër të konsiderueshëm çështjesh dhe mund të themi se është më e larmishmja në lëmin e së drejtës.
Në ushtrim të profesionit, për shkak dhe të ballafaqimit të shpeshtë praktik me situata që i takojnë të drejtës civile, zyra jonë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj fushe, duke shënuar një eksperiencë të konsoliduar tashmë.
Marrdhëniet juridiko-civile kanë rolin e motorit në makinën e shoqërisë, për shkak se, është pikërisht ndërveprimi mes njerëzve ai që i jep kuptimin që ka, jetës njerëzore, si në aspektin shoqëror, ashtu edhe në atë ekonomik e më gjerë.
Në përditshmëri, njeriu, me aktivitetin e tij jetësor, gjendet pareshtur në raport me persona të tjerë, qofshin këta fizikë apo juridikë. Ndër marrdhëniet ndërnjerëzore që kanë një rëndësi të konsiderueshme dhe gjejnë një hapësirë të madhe, e cila çon në raporte konfliktuale në rrethanë të fundit mes palëve, janë ato me natyrë ekonomike: Për shkak të marrdhënieve të punës; për shkak të marrdhënieve tregtare; për shkak kontratash të ndryshme: shitblerjeje, kapari, hipoteke, qiradhënieje, huamarjeje, huapërdorjeje, uzufrukti, servituti, trashëgimie etj.
Për shkaqe nga më të ndryshmet, njerëzit – palë në marrëveshje e kontrata ndodh që t’mos i respektojnë ato, fakt që çon në konflikte të natyrës civile. Në kushtet kur secila palë i qëndron bindjes së vet, i vetmi organ që do ta zgjidhë konfliktin, është gjykata.
Pikërisht, për adresimin në mënyrën e duhur ligjore dhe mbrojtjen e interesit të vet, secila palë duhet t’i drejtohet një avokati, duke siguruar kësisoj angazhimin dhe shërbimin e duhur për përfitimin e së drejtës së mohuar.
Përtej konflikteve me bazë mosrespektimin e kontratës, ndodh të lindin konflikte edhe me bazë detyrimin jashtëkontraktor, që konsistojnë në shpërblimin e dëmit të shkaktuar personit të palidhur më ndonjë kontratë.
Duke qenë se, është në kufijtë e pamundësisë përmendja në mënyrë shteruese e çështjeve, që mund ta meritojnë cilësinë e objektit në fushën civile, po rendisim disa prej shërbimeve, që ofron zyra jonë:
- Përpilimi i kërkesë padisë;
- Përgatitje kërkesash, përpilim kontratash;
- Kërkesa për sigurimin e padisë;
- Kërkesa për vërtetimin e faktit juridik;
- Përfaqësim në gjykatë për çështjet civile;
- Ushtrimi i të gjitha mjeteve ligjore të ankimit (kundër vendimeve përfundimtare, jopërfundimtare dhe vendimeve të ndërmjetme);
- Përfaqësim në procedurë ankimore (në Apel dhe Gjykatë të Lartë);
- Përfaqësim në procedurë ndërmjetësimi;
- Kundërshtim në procedurë përmbarimore;
- Çështje që lidhen me pronën;
- Pushim cënimi të pronës
- Kallëzim i një punimi të ri;
- Padi rivendikimi;
- Njohje bashkëpronar;
- Pjesëtim pasurie;
- Servitut kalimi;
- Çështje që lidhen me të drejtën e Trashëgimisë;
- Njohje bashkëtrashëgimtar;
- Rezerva ligjore;
- E drejta e detyrimeve dhe kontratat;
- Kërkesë për kompensimin e dëmit material, dëmit shëndetësor, biologjik, ekzistencial dhe moral;
- E drejta familjare (zgjidhja e martesës dhe rregullimi i pasojave; pavlefshmëri e martesës; pagimi i pensionit ushqimor etj.) ;
- Padi për njohjen e atësisë, kundërshtimin e atësisë së prezumuar; njohjen e amësisë, kundërshtimin e amësisë etj.;
- Ndarjen e pasurisë bashkëshortore;
- Çështje përfitimi të pensionit të pleqërisë;
- Çështje që lidhen me largimin pa të drejtë nga puna etj.
Sikurse vihet re edhe nga sa janë përmendur më sipër në formë të titulluar dhe të përgjithshme, çështjet e karakterit civil janë të shumta dhe, ballafaqimi me problematika rreth tyre, është pothuajse i zakonshëm. Nisur nga ky fakt, konsultimi dhe krijimi i një raporti të qëndrueshëm me një avokat të zgjedhur prej jush, është më se i nevojshëm.
Zyra jonë ka predispozicionin për të zgjidhur çdo lloj problematike të hasur në këtë fushë, duke vlerësuar me seriozitet dhe përkushtim maksimal çdo rast të paraqitur.
Bazuar këto në:
- Kushtetutën e RSH;
- Ligjin nr. 7850, dt. 29.07.1994 “Kodi Civil” (i ndryshuar);
- Ligjin nr. 8116, dt. 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile” (i ndryshuar);
- Ligjin nr. 7961, dt. 12.07.1995 “Kodi i Punës” (i ndryshuar);
- Ligjin Nr. 9062, datë 08.05.2003 – “Kodi i Familjes”(i ndryshuar) etj.